Pesë persona janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nga Policia e Durrësit, pasi nuk kanë respektuar urdhrin e qeverisë për të mos lëvizur me makina private në qytet, si një nga masat shtrënguese me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Policia e Durrësit deklaron se do merren masa ndëshkuese për këdo që del me makinë.
Asnjë mjet privat nuk lejohet në rrugë veç ambulancave dhe makinave shtetërore. Policia iu ka bërë thirrje shoferëve e qytetarëve të mos dalin në rrugë.
Sot Tirana u zgjua si një qytet i pajetë, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht. Të njëjtat masa shtrënguese janë edhe për Durrësin
Artikuj të ngjashëm
-
Tirana e Durrësi zgjohen në shtetrrethim prej koronavirusit
-
Policia në Shqipëri “kërcënon” me sanksione të infektuarit që dalin nga shtëpitë
-
Policia ndaloi 16 persona të hënën për mosrespektim të masave
- Policia ndalon katër persona për mosrespektim të masave gjatë pandemisë
-
Policia ndalon nëntë persona që nuk respektuan masat gjatë pandemisë