Dje në fshatin Korroticë në Drenas ka ndodhur një aksident me fatalitet.
Siç raporton policia përmes raportit të sotëm policor, viktima duke drejtuar veturën e tij ka humbur kontrollin duke përfunduar në një shtyllë elektrike, transmeton Koha.net.
Si pasojë viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.