Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshje me thika në Gjilan, dy të arrestuar

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjilan, rruga e Gjinollëve, është raportuar për tentim vrasje.

Në raportin policor thuhet se dy meshkuj pas një mosmarrëveshje që kishin me dy të tjerë, i kanë sulmuar me thika.

Dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit menjëherë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm