Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përdhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një vajzë në 16 vjeç është përdhunuar në Fushë Kosovë mbrëmë rreth orës 23:00, bën të ditur Policia e Kosovës.

Për këtë rast është arrestuar një burrë, i cili është dërguar në qendrën e mbajtjes, transmeton Koha.net.

“Raportohet se viktima moshë e mitur, femër K/Shqiptare, është keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thotë PK.