Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për shkaqe personale, ia vunë zjarrin veturës së një personi në Zubin Potok

Një veture në Zubin Potok i është vënë zjarri teksa ka qenë e parkuar.

Policia po e heton rastin, por nga informatat e para dyshohet se ka të bëjë me elemente personale.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura, në zjarri i është përfshirë vetura e tij e cila ka qenë e parkuar. I njëjti ka arritur ta shuaj zjarrin. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë ekzaminimin e rastit në bashkëpunim me prokurorinë kompetente. Sipas informatave të para hetimore, rasti dyshohet të ketë elemente personale. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, njoftoi PK.