Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për shkak të borxhit i kërkon t’ia lëshojë shtëpinë

Gjatë ditës së djeshme, në Shtime është raportuar për një detyrim, me ç’rast viktima ka njoftuar se në shtëpi i ka shkuar një burrë për një borxh.

Borxh i kishte djali i viktimës. I dyshuari, ka shkuar në shtëpinë e tyre dhe ka kërkuar që t’ia lëshojnë shtëpinë.

Njësitë policore kanë intervistuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.