Rreth parkimit të veturave, dy persona janë përfshirë në përleshje në Prishtinë.
I dyshuari që kanosi personin tjetër, është marrë në mbajtje 48 orëshe.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturave e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.