Në Fushë-Kosovë, Prishtinë, Lipjan e Pejë janë arrestuar katër meshkuj, të cilët ushtruan dhunë ndaj femrave dhe që të katërtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Në Fushë-Kosovë dje, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, është arrestuar një mashkull, shqiptar i Kosovës, për të cilin bashkëshortja e tij, viktima femër, kishte raportuar rastin në polici. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe me kërkesën e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton koha.net.
Dje, në Prishtinë, është arrestuar i dyshuar tjetër, mashkull, shqiptar i Kosovë, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur viktimën femër. Edhe ky pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës djeedhe në Rr. Jeta e Re në Lipjan është arrestuar një shqiptar i dyshuar se pas një mosmarrëveshjeje rreth një telefoni e kishte kanosur viktimën femër, shqiptare. Ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një tjetër mashkull, shqiptar i Kosovës, raportohet të jetë arrestuar dje në Pejë, pasi ai kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së vet, të cilës i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore. Ajo ishte detyruar të marrë tretman mjekësor.
Raportohet se pas intervistimit me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
-
Tetë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit
-
Dhjetë raste të dhunës në familje në 24 orë, në të gjitha viktima gratë
-
Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në 24-orët e fundit në Kosovë
-
8 raste të dhunës në familje raportohen në 24 orë