Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitetet e saja të martën, në kuadër të hetimit për vjedhje të 37 koshereve me bletë, ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të serbit D.V. (1955) nga Parteshi.
Gjatë kontrollit janë gjetur një pushkë gjysmëautomatike me bajonetë, një pushkë gjysmëautomatike pa bajonetë, një pushkë ajrore, një pistoletë të kalibrit 9mm.
Po ashtu policia ka njoftuar se janë sekuestruar edhe 236 fishekë të kalibrit 7.62x39, 220 fishekë të kalibrit 7.09x15, katër gëzhoja të kalibrit 7.09x15 dhe gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.62x39.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Policia gjen armë e municion në tri lokacione në veri
-
Sekuestrohen rreth 300 fishekë dhe uniformë me logo të Serbisë në Zubin-Potok
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij
-
Policia konfiskon armë e fishekë në dy lokacione në Zubin-Potok