Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim për të dyshuarin që mashtroi dy gra duke u paraqitur si pjesëtar i FSK-së

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurës A.M. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në vazhdim mashtrimi.

Të njëjtit i është caktuar një muaj paraburgim

“I pandehuri dyshohet se gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2021, në një fshat të Komunës së Ferizajt, në vazhdimësi me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK-së, dhe duke u paraqitur në mënyrë mashtruese si person që ka mundësi të ndihmojë në shërimin e B.S. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t'i shkaktuar dëm material të dëmtuarave V.S dhe B.S., i mashtron të njëjtat duke e vazhduar lajthimin, në atë mënyrë që të njëjtat i nxit që t’i japin para në vlera prej 9.900 euro, për shërimin e dhëmbëve, shërbime noteriale, ilaçe të mushkërive, për shërimin e B.S. në një spital privat në Prishtinë dhe Tiranë”, thuhet në njoftim.