Policia e Lezhës sekuestroi sot 2 mina me telekomandë gjatë operacionit të koduar policor ”Skuter”.
Një grup i forcave të policisë ndaloi në afërsi të Mbikalimit të Patokut, rreth 10 kilometër nga qyteti i Lezhës, 36 vjeçarin Fatjon Llanaj, banues në Tiranë, i cili po udhëtonte në drejtim të Lezhës me një motor tip “Piaggo”, pa targa. Gjatë kontrollit atij ju gjetën të fshehura dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy mina me telekomandë.
Në një njoftim të saj, policia e Lezhës bëri të ditur se arrestimi i 36 vjeçarit u bë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se ai po transportonte materiale të rrezikshme shpërthyese të tipit mina me telekomandë.
Nuk është e qartë nëse dy minat me telekomandë do të përdoreshin për ndonjë vepër kriminale nga vetë 36 vjeçari i arrestuar, apo ato ishin porositur nga persona të tjerë.
Shumë ngjarje kriminale të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri janë kryer me mina me telekomandë, të cilat futen ilegalisht në territorin e Shqipërisë përmes Malit të Zi, ose prodhohen në mënyre artizanale brenda vendit.
Në fillim të janarit, nga shpërthimi i një mine me telekomandë në afërsi të tregut të Rusit, në qytetin e Shkodrës, mbetën të plagosur 7 persona, mes të cilëve edhe një biznesmen i qyteti, i cili ishte edhe shënjestra e atentatit.
-
Momenti kur 24-vjeçari arrestohet duke pritur në rrugë me mina të telekomanduara
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, iu gjetën mina të montuara përmes celularit
-
Po transportonin dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, në pranga 2 durrsakë
-
Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova
-
Policia e Shtetit kap dy të kërkuar – persona me rrezikshmëri të lartë