Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Operacion policor në Fushë-Kosovë, para e armë të sekuestruara

Policia e Kosovës ka zhvilluar operacion policor në dy lokacione në Fushë-Kosovë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me dyshimin për fajde dhe detyrim.

Të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Gjatë operacionit policor si prova/dëshmi janë sekuestruar:

  • Katër mijë euro
  • Tri revole
  • Një armë e gjatë
  • Katër karikatorë
  • 150 fishekë
  • Një automjet
  • Tre telefona mobil
  • Shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprat penale.


{gallery}