Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për krim të organizuar, shmangie nga tatimi, armëmbajtje pa leje dhe organizim të skemave piramidale.
“Më 06.04.2017, Sektori i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit te Organizuar, ka ndërmarr një Operacion Policor në rajonet: Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren. Veprimet operative janë zhvilluar bazuar në urdhëresë të Gjykatës kompetente me ç ‘rast janë kontrolluar 8 (tetë) lokacione të ndryshme në të cilat ishin zhvilluar aktivitete të paligjshme me lojëra te fatit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Operacioni është zhvilluar edhe me asistencë të Njësisë Speciale Operative, Krim Teknikes, Doganës së Kosovës, ATK-së,. Gjatë operacionit janë sekuestruar: një sasi e dokumentacioneve që janë hasur në ato lokacione, rreth 144.000 €, 16 Hard-Disk (memorie kompjuteri), 3 USB, 2 telefona, 2 revole, 5 memory card, një monedhe me vlerë 50 € e dyshuar si e falsifikuar.
Janë intervistuar 4 të dyshuar, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë te rregullt.
-
Operacion i gjerë kundër bixhozit në Prishtinë, 34 të arrestuar, mbyllen 15 lokale
-
Tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale e lojëra të fatit
-
Tre të arrestuar për skema piramidale dhe bixhoz
-
Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro
-
Arrestohen katër të dyshuar për fajde dhe organizim të bixhozit