Një shtetas i Maqedonisë me inicialet U.B është arrestuar nga Policia në Elbasan, pasi ai i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative.
Sipas Policisë së Shqipërisë, arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan– Librazhd, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin në shkelje të Kodit Rrugor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në momentin e ndalimit 42 vjeçari ka tentuar t'i jap një kartëmonedhë 1000 lekëshe punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kartëmonedhën 1000 lekëshe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë./KosovaPress/