Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Numri i aksidenteve për Bajram u rrit e gjoba u shqiptuan tre herë më pak

Numri i aksidenteve të raportuara në Kosovë, është rritur brenda një dite.

Të hënën është raportuar për 67 aksidente, derisa për ditën e djeshme,

që shënoi festën e Bajramit të Vogël, siç njofton Policia e Kosovës, janë raportuar 70 aksidente.

Në raportin e saj 24 orësh, Policia njofton se 35 nga 70 aksidentet e raportuara janë me të lënduar.

Derisa janë shqiptuar 357 tiketa, që janë tre herë më pak sesa një ditë më parë, kur ishin shqiptuar 1099 tiketa.

Dje është festuar Bajrami i Vogël.