Një tjetër vajzë shqiptare është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Britaninë e Madhe. Autoritetet vendase janë vënë në kërkim të së miturës pas denoncimit që është bërë nga nëna e saj.
Vajza e zhdukur është Megi Bukaci, 13 vjeç, rreth 1 e 50 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë kafe dhe sy kafe. Mësohet se e mitura është zhdukur në Hertfordshire.
Ndërkohë që kamerat e sigurisë kishin filmuar gruan me dy fëmijët e tjerë të saj që ishin drejtuar për në stacionin e policisë pasi vajza e saj Megi Bukaci u zhduk.
Policia ju ka bërë thirrje qytetarëve që të telefonojnë nëse kanë informacione për vendndodhjen e 13-vjeçares shqiptare/Shekulli.