Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një shtetas zviceran mbytet në det, në Durrës

Një turist, shtetas zviceran, ka humbur jetën sot në plazhin e Durrësit.

Sipas autoriteteve shqiptare, 66 vjeçari me inicialet N. I. nga Zvicra dyshohet se është mbytur pasi ka pësuar atak kardiak, shkruan Albinfo.ch.

Sipas policisë, “në lagjen Numër 13, në plazh, duke u larë në det, shtetasi N.I. 66 vjeç, banues në Zvicër, dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale”.