Një shtetas i Turqisë është kapur nga Policia gjatë mbrëmjes së të dielës në pikën kufitare në Han të Elezit, duke i kontrabanduar dy persona me kamionin e tij, pronë e një kompanie kosovare, që po barte mallra nga Turqia.
Gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë, në rimorkion e kamionit janë gjetur dy marokenë pa dokumente të identifikimit.
Në lidhje me këtë rast janë njoftuar të gjitha njësitë relevante, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh të hënën.
“I dyshuari bashkë me pronarin e kompanisë mbetet të paraqiten për intervistim”, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia zë në kufi dy persona që tentuan kontrabandë me mallra dhe migrantë
-
Policia në një kamion në Han të Elezit has në dy imigrantë
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti