Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një shtëpi e pabanuar digjet në Prishtinë

Në Rr. “Edmond Hoxha” në Prishtinë, dje në orët e para të ditës një shtëpi e pabanuar është djegur plotësisht. Rastin e bën të ditur raporti i sotshëm i Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, dje, në orën 08:53, në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në një shtëpi të pabanuar, me ç’rast ajo është djegur në tërësi, transmeton Koha.net. Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore, thuhet në raport, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar nuk saktësohet. Po ashtu nuk raportohet për të lënduar.