Një shtetas serb është dëbuar nga Kosova pasi gjatë ndalimit dhe arrestimit nga policia e Kosovës kishte lënduar një polic.
Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën në Pejë, kur i dyshuari kishte tentuar të hynte me dhunë brenda një objekti. Gjatë ndalimit dhe arrestimit ishte lënduar lehtë një polic që ka marrë tretman mjekësor.
Me vendim të Gjykatës, i dyshuari është shpallur fajtor me masën e dëbimit.
Artikuj të ngjashëm