Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Prishtinë e Gllogoc, dy burra sulmojnë gratë

Foto: Ilustrim

Në Gllogoc dje është arrestuar një burrë pasi pas një mosmarrëveshje, e sulmoi fizikisht gruan e tij. Ai është dërguar në mbajtje menjëherë pas intervistimit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe në Prishtinë një burrë ka sulmuar gruan me të cilën po bashkëjetonte.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.