Një pjesëtar i Policisë është gjetur i vdekur në një pus mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gradicë të Drenasit.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte 53-vjeçar.
Ngjarja po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Megjithë dyshimet e ngritura për vetëvrasje, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm