Një 31 vjeçar ka ndërruar jetë në një fshat në Istog, derisa ishte duke punuar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Koha.net, se personi në fjalë ka vdekur derisa ishte duke u dërguar në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 11:00, kemi marrë informacione se në një fshat në Istog, një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke punuar, por nuk kemi arritur të sigurojmë ende detaje tjera”, ka thënë Rugova për Koha.net duke shtuar se nuk dihet saktësisht se çfarë apo ku ishte duke punuar.
Ai gjithashtu ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve të tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person në vendin e punës në Pejë
-
Vdiq një person në Graboc të Pejës, ra nga lartësia derisa po punonte në një shtëpi
-
Vdiq një person në Istog pasi dyshohet se ra nga një objekt banesor
-
Vdes punëtori që ishte lënduar në vendin e punës në Istog
-
Policia po i heton dy vdekje që ndodhën në 24 orët e fundit