Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person gjendet i vdekur në Prishtinë

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur gjatë pasdites të së enjtes në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes njoftimin të saj 24-orësh, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të këtij institucioni, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, ku ky i fundit ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është regjistruar si hetim i vdekjes, derisa rrethanat e vdekjes së viktimës po vazhdojnë ende.