Është arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin se në një vend-punishte ka vjedhur rreth 50 shtylla metalike, me vlerë afro 750 euro, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur të premten, ndërsa i dyshuari pas intervistimit kishte pranuar veprën, por tha se ka vjedhur vetëm gjashtë shtylla dhe i ka shitur në një hekurishte.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa Policia ka njoftuar se rasti po hetohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë vjedhje në lokale afariste
-
Dyshohet për vjedhje të stolive të arit dhe parave nga një veturë në Gjakovë
-
Operacion policor në Gjakovë, arrestohet një person e kapen dy armë
-
Aktakuzë ndaj dy të pandehurve për vjedhje të rëndë në Gjakovë
-
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në ngrohtoren e Gjakovës