Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar paraburgimin prej një muaji biznesmenit Anton Jupa.
Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi për KALLXO.com avokati i tij, Meshari Selimaj.
Jupa, importuesi i mishit nga Belgjika, u arrestua dje, ndërsa kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, të njëjtën ditë e konfirmoi ndalimin policor prej 48 orësh ndaj Jupës.
Te kompania “Euro – Ida” nga Rahoveci, inspektorët gjatë një aksioni, pas daljes së lajmeve për mishin belg, kishin gjetur një sasi të mishit të prishur, dhe kushte jo higjienike në vendin ku mbahej dhe përpunohej mishi.
Dukuria me mish të prishur, duket të ketë qenë e pranishme për kohë të gjatë në Kosovë, por vetëm pas presionit të mediave, autoritetet janë aktivizuar për të identifikuar rastet që shesin mish të skaduar dhe që nuk u përmbahen kushteve të nevojshme higjienike të ambienteve ku mbahet dhe përpunohet mishi.
-
I dyshuari për sjelljen e mishit të prishur në Kosovë, në arrest shtëpiak
-
Prokuroria jep arsyet e caktimit të masës së paraburgimit për biznesmenin rahovecian Anton Jupa
-
Një muaj paraburgim personit që shiste mish të prishur të lopës
-
Inspektorati konfiskon 700 kilogramë mish me afat të skaduar në “Elkos”
-
Mish me afat të skaduar edhe në Prizren