Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”.
Të pandehurit M.M. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe atë duke filluar prej datës 04.11.2017 deri me datën 04.12.2017.
Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M, pa autorizim ka shpërndarë, shitur dhe transportuar substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, andaj caktimi i masës së paraburgimit ndaj të njëjtit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë të të pandehurit në procedurë penale, sepse nëse i pandehuri do të gjendet në liri, do të ketë mundësi të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar apo falsifikuar provat e veprës penale.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës.
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Nga një muaj paraburgim 22 të arrestuarve për trafikim të narkotikëve e shpëlarje parash
-
Paraburgim për të dyshuarin për krim të organizuar, keqpërdori masën e dorëzanisë
-
Një muaj paraburgim për posedim të substancave narkotike
-
Dënohen dy të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike