Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj E.Sh. nga Prizreni nën dyshimin për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Masa e paraburgimit llogaritet nga 15 janari e deri më 15 shkurt.
Sipas gjykatës, i dyshuari më 14 janar kishte thyer derën e një librarie dhe kishte marrë një shumë të hollash. Veprën ai e kreu bashkë me të miturit me inicialet E.K. dhe F.Th.
Artikuj të ngjashëm