Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit E.D., me dyshimin se i njëjti në mënyrë të vazhdueshme, 7 herë ka kryer veprën penale “ vjedhje”, nga neni 325 paragr.1 të KPRK-së.
“I pandehuri dyshohet se ka kryer shtatë vjedhje, në data dhe lokacione të ndryshme, dhe sipas deklaratave të dëmtuarve, dëmi material arrin vlerën 1.120 euro, dhe gjërat që i njëjti dyshohet që ka vjedhur janë 5 biçikleta, një Laptop dhe dy parë atlete”, thuhet në komunikatë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një muaji.
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për 11 vjedhje në shtëpitë e mërgimtarëve në Gjakovë
-
Kërkohet burgim për hajnin e biçikletave
-
30 ditë paraburgim për vjedhje të një laptopi
-
Kreu vjedhje dhe lëndoi viktimën në vend të punës, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që grabiti një person me thikë në Gjakovë