Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deҫan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xh.Th.
Ai dyshohet se me datë 09.02.2018, rreth orës 20:15 në shtëpinë e të dëmtuarit I.D., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore me depërtim ka hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit dhe ka marrë të hollat në shumë prej 7.400 euro dhe sende të tjera si një zinxhir ari, një rreth dore të arit, dy pale vath të arit dhe dy unaza të arit, të gjitha këto në vlerë prej 7.540 € dhe pa e vërejtur askush ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Me këto veprime i pandehuri Xh.Th dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftimin nga Gjykata e Deçanit.
-
Një muaj paraburgim ndaj një personi në Kaçanik, dyshohet për vjedhje të rëndë
-
Një muaj paraburgim për një grabitje që ka ndodhur para një viti
-
Një muaj paraburgim për tiranasin që dyshohet për vjedhje të rëndë në Prizren
-
Një muaj paraburgim hajnit nga Prizreni
-
Një muaj paraburgim për vjedhje të rëndë