Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Dragisha Milenkoviq, nën dyshimin se e ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ”, është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar nga gjykata.
Më tej bëhet e ditur se Milenkoviqi, i cili ishte ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, nga 25 maji i vitit 1999 deri më 10 qershor 1999, në këto dy burgje, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë të tjerë të këtyre burgjeve, kanë keqpërdorur autorizimet zyrtare.
“Pasi i kishin transferuar të burgosurit shqiptar nga burgu i Dubravës për në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit dhe të dyshuarit kishin filluar që ti godasin me mjete të ndryshme si shkop gome, grushte, shqelma etj, dhe pas kësaj në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore, maltretuar, shkaktuar e lëndime të rënda trupore, dhunë psikike, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke i kanosur seriozisht për jetë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në komunikatë.
Të mërkurën, Policia e Kosovës ka arrestuar në Graçanicë, Dragisha Milenkoviqin, nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile.
-
Vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi për ish-gardianin serb të akuzuar për krime lufte
-
Ish-gardiani serb dënohet për krime lufte
-
7 vjet burgim për ish-gardianin e burgjeve të Lipjanit dhe të Prishtinës
-
Prokuroria thotë se u vërtetuan akuzat ndaj Milenkoviqit, i akuzuari mohon rrahjen e të burgosurve shqiptarë
-
Një dëshmitar e identifikon Milenkoviqin si gardian që ushtroi dhunë, një tjetër nuk e njohu