Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak të miturit L.K. i cili dyshohet se ka kryer veprën lëndim i lehtë trupor.
Më 22 shkurt të këtij viti, në afërsi të shkollës, L.K ka goditur me thikë një të mitur tjetër, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Gjykata ka njoftuar si i mituri do të qëndrojë në arrest shtëpiak 30 ditë, duke llogaritur kohën e arrestimit të tij më 24 shkurt.
"Të miturit i lejohet të largohet nga shtëpia për të ndjekur procesin mësimor, kurse mbikëqyrjen e kësaj mase do ta bëj Policia e Kosovës", thuhet tutje në njoftim.