Gjykata Themelore e Prizrenit e ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji të pandehurit nga Prishtinë me iniciale M.SH.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 07.08.2017, rreth orës 01.00, në afërsi të qendrës rekreative “Andrra” në Prizren, është vërtetuar se pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substancë narkotike apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.
“Me rastin e bastisjes së kryer nga ana e personave të autorizuar, tek i dyshuari me iniciale M.SH. është gjetur sasi për të cilën dyshohet se është substancë narkotike dhe atë një shishe qelqi në të cilën gjendej substanca e lëngshme e dyshuar si narkotik të llojit GHB me një peshë rreth 162.97 gram, një shishe qelqi në të cilën gjendej substanca e lëngshme e llojit GHB me një peshë rrethe 50.71 gram, katër qese plastike në të cilën gjendej substanca pluhur i bardhë e dyshuar për narkotik të llojit “Speed” me peshë prej 3.81 gram si dhe një paketim me qese letre në të cilat gjendej një substancë pluhur i bardh i llojit “Seed” me peshë prej 0.87 gram e të cilat më pas janë konfiskuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Me këto veprime, i pandehuri me iniciale M.SH., dyshohet se ka kryer vepër penale “blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 par.1 të KPRK-së.
-
Një muaj paraburgim për blerje e shitje të narkotikëve në Prizren
-
Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Prokuroria ngreh aktakuzë ndaj personit që shiste substanca narkotike nga shtëpia e tij
-
Konfiskohet një sasi narkotikësh në dy lokacione, arrestohet një i dyshuar
-
Arrestohet në Prishtinë një person për narkotik, gjatë kontrollit i gjenden edhe armë