Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar për falsifikim të dokumenteve të veteranit të UÇK-së

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar për falsifikim të dokumentit që konfirmon se kinse është veteran i UÇK-së.

Sipas Policisë i dyshuari dokumentin e falsifikuar ka tentuar ta vërtetojë me vulë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fazli Grajçevci” rreth orës 14:00 ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.