Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin janë informuar rreth orës 18:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.