Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua rrihet nga burri i saj në Prishtinë

Mbrëmë në Prishtinë një burrë ka rrahur gruan e tij.

Policia thotë se rrahja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.

Rrahja ndaj grave e vajzave në Kosovë është bërë dukuri mjaft shqetësuese. Nga raporti i përditshëm i Policisë së Kosovës, çdo ditë raportohet të paktën për një rrahje ndaj gruas.

Pak ditë më parë, në Gjakovë ndodhi një vrasje e kësaj natyre. Pjetër Nrecaj, vrau gruan e tij Valbona Marku-Nrecaj dhe vajzën e tyre nëntë vjeçare.

Dje në Gjakovë u protestua kundër dhunës e vrasjeve ndaj grave e vajzave, ndërsa protesta vazhdoi edhe sot në Prishtinë me moton “Boll Ma”, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri edhe nga ana e institucioneve.