Një grua në fshatin Grabanicë të Klinës është plagosur me pushkë ajrore nga nipi i saj, raporton Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa gruaja është trajtuar në QKUK.
“Fsh. Grabanicë, Klinë 30.06.2021 - 12:00. Viktima femër kosovare është duke u trajtuar në QKUK, pasi që e njëjta nga i dyshuari mashkull kosovar (nipi i tyre) nga pakujdesia është qëlluar me pushkë ajrore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.