Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua në Skenderaj raporton për sulm fizik, i caktohet urdhër-mbrojtës e i dyshuari lirohet

Dhuna

Foto: Ilustrim

Një grua në Skenderaj ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një burrë të martën në mbrëmje, ka konfirmuar Policia në raportin ditor të së mërkurës.

Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistim, ndërsa viktimës i është ofruar trajtim mjekësor dhe urdhër-mbrojtës.

Viktima është kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.