Kronikë

Një grua gjendet e vdekur te Fakulteti Teknik në Prishtinë

Një 37-vjeçare është gjetur pa shenja jete të mërkurën në afërsi të Faklutetit Teknik në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa rasti nga policia është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe forenzike, që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes dhe sqarimin e ndriçimin e plotë të rastit.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, theksoi mes tjerash zëdhënësja e Policisë”, ka deklaruar Ahmeti.