Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua gjendet e vdekur në banesën në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet

Foto: Ilustrim

Një grua e moshës 75-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë-Kosovës të shtunën, ka njoftuar Policia e Kosovës që ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë.

Siç ka bërë të ditur Policia, informata është pranuar nga një ekip mjekësor rreth orës 17:00.

Policia ka thënë se po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore e forenzike për të ndriçuar rastin.

“Viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.