Një fëmijë nëntëvjeçar në Deçan ka marrë lëndime trupore pas shpërthimit të një zjarri në shtëpi, që dyshohet se është shkaktuar nga nxehësja elektrike që kishte qenë në një dhomë të shtëpisë.
“Si pasojë e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një fëmijë i moshës 9-vjeçare, i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në QKMF Deçan, e pastaj për tretman të mëtejmë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin si dhe punëtorët e KEDS-it. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm