Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një e mitur shantazhohet nga një i huaj me fotot e saj

Policia e Kosovës ka hapur rast, pasi një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur është shantazhuar me foto të saj përmes rrjeteve sociale.

Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se vajza ishte njoftuar më herët me një të huaj, i cili më pas e ka kërcënuar me fotot që i posedon.

“Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur Policia të martën.