Një vajzë e mitur dyshohet se është rrëmbyer për pak kohë të shtunën në Fushë-Kosovë nga tre persona të panjohur, ka raportuar të hënën policia.
Siç ka raportuar viktima, pas lirimit, derisa po kthehej në shtëpi, të dyshuarit e kanë futur në një veturë me ngjyrë të zezë, por se ajo më pas ka arritur të largohej nga automjeti.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar”, thuhet në njoftim.
Policia nuk ka bërë të ditur nëse janë identifikuar të dyshuarit.
"Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin", ka njoftuar më tej policia.
Artikuj të ngjashëm