Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një burrë mashtron dy gra, iu merr të hollat për rezervime turistike

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dy gra, viktima, kanë raportuar se janë mashtruar nga një burrë, pronar i një agjencie turistike, duke u marrë të holla për rezervime të pushimeve turistike.

Rasti ka ndodhur dje në Gjilan.

Policia shton se, “është kontrolluar kjo agjenci, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar pasi që i dyshuari kishte hequr shtëpizën e kompjuterit dhe dokumentacionet tjera”.

“I dyshuari nuk ishte takuar pasi që i njëjti kishte ikur dhe ndodhet në arrati. Rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë.