Një burrë në Gjakovë, ka raportuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një person i panjohur, siç pretendon ai. Ai e kishte shantazhuar duke i thënë se do i publikoheshin foto e tij dhe të familjes nëpër rrjete sociale.
Në lidhje me rastin janë të njoftuar organet kompetente nga të cilët rasti ende është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjetit social Facebook nga një person i panjohur kishte pranuar mesazh i cili person nga viktima kishte kërkuar para ose do të publikoj fotot e tij dhe familjes së tij në rrjete sociale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruaja në Mitrovicë të Veriut kërcënohet përmes telefonit, nis hetimi ndaj shtetasit serb
-
Një grua në Gjakovë raporton se është dhunuar
-
Arrestohet një person në Gjakovë, shpërndau përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve
-
Arrestohet një burrë për ngacmim në Prishtinë
-
Ngrihet aktakuzë për shantazh ndaj dy personave në Gjakovë