Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur në orët e para të së dielës në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “UÇK” të kryeqytetit.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.
“Me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për këtë rast", ka thënë ajo.