Një 35-vjeçar është gjetur i vdekur në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe Prokuroria është duke e hetuar rastin.
“Rreth orës 11:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në lagjen Kalabria në Prishtinë. Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima K.G. mashkull 35 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.