Kronikë

Një 16 vjeçe zhduket në Prishtinë

Qysh pardje, më 27 shkurt, një 16 vjeçe është raportuar e zhdukur në Prishtinë.

Policia e Kosovës, në raportin e sotshëm bën të ditur se në Rr. “Anton Arapi” të Prishtinës më 27 shkurt në orën 16:30 një femër, shqiptare, shtetase e Kosovës, kishte raportuar se atë ditë vajza e saj, e moshës 16 vjeçe, kishte dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.

Policia nuk jep hollësi të tjera rreth këtij rasti.