Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.L, në drejtim të veprave penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, si dhe “Lëndim i lehtë trupor’’.
“Prokuroria njofton se i pandehuri S.L., me datën 31 gusht në ndërtesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare në atë mënyrë që me rastin e dhënies së deklaratës si dëshmitar, ka ndërprerë procedurën e marrjes së deklaratës e pastaj e ka sulmuar fizikisht avokatin M.H, i cili ka qenë prezent në zyrën e Prokurorit të Shtetit Nj.R. Me këtë rast, avokatit M.H i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore pasi është goditur me grusht disa herë në anën e majtë të kokës-faqes, krahut dhe trupit”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës, që të pandehurin t’a shpall fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit, si dhe duke parë rëndësinë e veprave penale të pandehurit të i vazhdohet arresti shtëpiak.
-
Sulmohet avokati Mahmut Halimi, arrestohet Lushtaku
-
Tha se u sulmua fizikisht nga polici, dyshohet se ankuesi e kërcënoi atë me thikë në Mitrovicë
-
Një muaj paraburgim për personin që sulmoi gjyqtarin në Vushtrri
-
Prokuroria kërkon paraburgim për personin që sulmoi gjyqtarin
-
I refuzohet kërkesa për status të veteranit, sulmon zyrtarin