Policia njofton se të hënën që e lamë një grua ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Agim Ramadani”.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Policia e Kosovës, në raportin e sotshëm të saj në lidhje me rastin nuk ka dhënë hollësi të tjera.